Rritet numri i të infektuarve në disa shtete, Izraeli rivendos izolimin kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca është duke përjetuar një rritje shqetësuese të rasteve të reja me coronavirus, gjatë fundjavës u raportua për më shumë se 10,000 të infektuar brenda 24 orëve.

“Vala e dytë e virusit nuk më frikëson. Jam mirë me shëndet, marr masat e duhura kur jam me miqtë, edhe me familjarët nuk puthemi me përjashtim të nipërve. Do të shkoj tek ata sonte jam sigurt se do të duan të më përqafojnë dhe unë do t’iu puth pavarësisht të gjithave”, thotë Monique Masson, 66-vjeçare në Paris.

Duke parë rritjen e rasteve në Francë, Britania ka filluar të marrë masa paraprake. Duke nisur nga sot do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 6 persona. Qeveria gjithashtu ka dërguar një alarm për autoritetet e shtëpitë e kujdesit në të gjithë vendin për të nxjerrë në pah nivelin e të infektuarve.

“Unë mendoj se të gjithë janë në një mendje që ne me të vërtetë duhet të veprojmë shumë shpejt në mënyrë që të parandalojmë rritjen e shpejt të të infektuarve. Mendoj se kjo është pika kryesore, ne duhet të veprojmë shpejt sepse nëse vonon është shumë më e vështirë të marrësh nën kontroll këtë lloj situate”, është shprehur profesori i mjekësisë në Londër, Peter Openshaë.

Nga ana tjetër në Bruksel punonjësit e sektorit shëndetësor po protestojnë për paga më të mira. Kur në vend shkollat janë rihapur dhe familjet janë rikthyer nga pushimet edhe në Belgjikë po raportohet për një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Situata është shqetësuese edhe në Republikën Çeke, ku për të pestën ditë me radhë ka pasur mbi 1000 të infektuar në ditë. Që prej nisjes së pandemisë, në vend janë duke u zhvilluar më shumë testime, por niveli i rritjes është ndër më të lartit në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe :  Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Ndërkohë përtej Evropës, për shkak të situatës nga pandemia Izraeli vendosi të izolohet sërish për të paktën tri jave.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV