“Shkarkohet” me dorëheqje ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit, Besa Shahini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vite më parë Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar duke zëvendësuar një sërë ministrash. Ndër largimet më të bujshme ishte edhe ai i Lindita Nikolla-s nga posti i ministrisë së Arsimit.

Ajo që lëkundi më së shumti pozicionin e ministres ishte dhe vala e protestave që shpërtheu nga studentët asokohe. Menjëherë pas largimit të saj u njoftua se pasuesja do të ishte Besa Shahini, që në atë kohë mbante postin e Zv. ministres së Arsimit. Shahini erdhi me një CV të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada.

Megjithatë pas dy vitesh në qeveri edhe ministrja Shahini para disa ditësh njoftoi se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të “qeverisë Rama”. Largimi i saj ishte i papritur dhe bëri menjëherë bujë në media.

“Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri, duke marrë parasysh që e gjithë familja jeton në Kosovë. Dhe ne përkundër gjithë afrimit që kemi bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë prapë jemi dy shtete të ndara.

Në këto momente kur ka probleme sikur këto që jemi ballafaquar në Shqipëri, prapë së prapë e sheh se nëse jeton me familjen larg, në dy vende të ndryshme është pak e vështirë të mirëmbahet gjithë kjo pjesë e punës, që është një ngarkesë e madhe.

Por, unë natyrisht i kam thënë kryeministrit Rama që jam në dispozicion që të shërbej për aq kohë sa ende jam duke sjellë vlerë në ndërtimin e politikave arsimore dhe në zbatimin e tyre në qeveri”, u shpreh Shahini.

Ajo erdhi në një moment tepër kritik pas protestave të studentëve në dhjetor të vitit 2018. Por për pasuesen e Lindita Nikollës, një nga momentet delikate kanë qenë provimet e maturës që shkaktuan shumë polemika nga studentët për shkak të shkallës së vështirësisë së tezave.

Lexo edhe :  Meta kujton kohën si kryeministër/ Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë!

Edhe pse ajo mori vendimin për tu larguar nga ky post të gjithë prisnin që Shahini të qëndronte deri në fund të mandatit.

Por ditën e sotme Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Shahinin dhe njoftoi se  pasuesja e saj, do të jetë deputetja e PS, Evis Kushi.

Kjo la të kuptonte që Shahini do të largohet menjëherë nga posti i ministres së Arsimit. Ishte vetë kjo e fundit që tregoi se do të qëndronte deri në fund të mandatit, para disa ditësh ku ajo njoftoi largimin.

Megjithatë ai vendim i Shahinit shkaktoi shumë bujë në media dhe për këtë Kryeministri Rama vendosi që të largojë ministren menjëherë nga posti. Në krye të këtij posti u emërua Evis Kushi, deputetja e PS e cila ka një karrierë tepër të pasur në fushën e arsimit.

“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”– tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin e Shahinit./Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Në prag të ditës finale, a do të fitojë PS në 11 Maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit. Krimet Zgjedhore - 123 materiale...

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë sugjeruar se gjenet e inteligjencës...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Lajme të tjera

Web TV