Të harruar në Siri, protestë para kryeministrisë. Familjarët: Ktheni fëmijët në shtëpi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një protestë u zhvillua sot pasdite përpara Kryeministrisë për fëmijët shqiptarë të mbetur në Siri.

Të afërmit e 50 të miturve, të cilët po përjetojnë ferrin mbi tokë, kërkojnë që shteti shqiptar të interesohet dhe t’i kthejë ata në gjirin familjar. Në mënyrë simbolike u vendosën 60 çanta boshe, si dhe disa pankarta, në shumicën e të cilave shkruhej: Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri.

Ndër personat që mori fjalën në protestë ishte daja e Eva dhe Endri Dumanit, vajzës dhe djalit që u dërguan nga i ati në Siri në vitin 2014 për të luftuar në krah të grupit ekstremist ISIS.

Ai e kishte të pamundur të kontrollonte lotët, teksa i bënte thirrje të gjithë institucioneve, sikundër kryeministrit Edi Rama, që fëmijët të kthehen sa më shpejt në Shqipëri.

“Ka kush i pret, ka kush i edukon, kush i mbështet, nuk janë vetëm”, u shpreh ai, i vetmi pjesëtar i familjes Dumani që gëzon komunikim telefonik me Evën dhe Endrin. “Komunikimi i fundit me me mbesën ka qenë para dy orësh, dhe e vetmja gjë që më thotë është se do të vijë një ditë që do t’i marrë shteti, apo jo”, vijoi ai.

Protesta e organizuar nga familja Dumani, zgjati thuajse një orë. Gëzoi intensitet të vakët, kjo për shkak të forcave policore që u bënin thirrje pjesëmarrësve të protestës që të respektonin si masë anti-Covid distancimin social.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV