Jozefina Topalli komentoi dhe listat e hapura të cilat janë vendosur për t’u aplikuar në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Topalli u shpreh:
E kam ndjekur atë që quhej si aksion politik i listave të hapura. Unë nuk kam qenë partizane vitet e kaluara për listat e hapura, sepse kur ke një demokraci brenda partisë, listat e hapura mund të vijnë në një moment tjetër. Më shumë e kam vlerësuar si një mesazh që i përcillej shqiptarëve të cilat u përgjigjën menjëherë si një nevojë për t’i thënë që ju nuk jeni pronarë të partive politike. Dhe ne duam të vendosim. Edhe pse në fakt listat përsëri i bëjnë kryetarët, dhe shqiptarët vetëm do shikojnë renditjen dhe reshtimin e tyre. Por gjithsesi një përpjekje është. /Fjala.al/Ke.Ba