Albërie Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka një karrierë të gjatë muzikore. Ajo ka nisur të këndojë që në moshën 16 vjeçare dhe sot festoon ditëlindjen e saj.

Hadërgjonaj mbushi 45 vjeç dhe ka marrë urime të shumta në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes.

Ajo kohën e fundit u përfol shumë për një debat me kompaninë që i menaxhonte këngët, pasi kishin disa keqkuptime pas shkëputjes së marrëveshjes.

Albërie Hadërgjonaj është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, të cilat priten të publikohen shumë shpejt. Ka.Li/fjala.al