Atentati ndaj Gjinit/Gazetarja: I ngjashëm me vrasjen e gjyqtarit Konomi 11 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e cila tronditi  kryeqytetin pasditen e sotme ku një automjet shpërtheu në ecje ka lënë tre të plagosur.

Objektivi i këtij atentati ishte drejtuesi i mjetit, Preng Gjini i cili është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës, por përveç tij kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, një shtetas Italian dhe një i mitur 14 vjeçar.

Dy të plagosurit e tjerë kanë qënë kalimtar të rastit në momentin e shpërthimit.

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në emisionin ’Real Story’ ka thënë se kjo ngjarje është e ngjashme me atentatin që iu bë gjyqtarit Skerdilajd Konomi 11 vite më pare në Vlorë.

Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, teksa shton se me shumë mundësi atentati vjen prej përplasjes së fortë të fiseve Gjini- Reçi.

 

”Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku ësthë gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë.

Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij.

Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.”- tha Lala.

Të fundit

Ngatërroi marshin e makinës dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit,...

Studimi për duhanpirësit: 1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë

Pirja e duhanit vetëm një cigare mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj me rreth 20 minuta, zbulon një studim shkencor. tudiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës...

Operacion antidrogë/ Arrestohen 13 persona që shpërndanin lëndë narkotike afër shkollave

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 13 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave. Në kuadër të operacionit të koduar...

Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura...

Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri

Rama u bën sërish thirrje emigrantëve që të kthehen për të punuar e investuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka më...

Lajme të tjera

Web TV