Atentati ndaj Preng Gjinit/ Drejtori i Policisë: Ngjarja ndodhi për hakmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dha informacione zyrtare për shpërthimin e fuqishëm në Tiranë. Jaupi theksoi se makina e Preng Gjinit u hodh në erë me lëndë plasëse.

Gjithashtu, Jaupi shtoi se ka dyshime të forta që kjo ngjarje të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preng Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”, tha ai.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV