Britania e Madhe teston vaksinën në formë spray, do të përdoret si ilaçet kundër asmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpjekjet për të gjetur vaksinën e cila do të luftojë virusin COVID-19 po vazhdojnë ende nga fuqitë e mëdha.

Mbretëria e Bashkuar do të nis të testojë një vaksinë e cila është në formë spray dhe mund të merret nga hundët për të arritur më lehtë në mushkri.

Kjo vaksinë do të testohet nga ‘Imperial College London’ tek 30 vullnetarë që janë të shëndetshëm.

Bëhet fjalë për një vaksinë e cila do mund të administrohet si të gjitha medikamentet që përdoren kundër asmës.

Studiuesi i ‘Imperial College London’ ka thënë për BBC News se pandemia aktuale varet nga virus i cili infekton njerëzit kryesisht përmes qelizave që veshin hundën, fytin dhe mushkëritë, organet dhe sipërfaqet që prodhojnë një përgjigje imune e ndryshme nga pjesa tjetër e trupit.

Ai ka theksuar se kjo vaksinë mund të thithet nga hunda në mënyrë që të arrijë më shpejt në zonat e prekura dhe mund të sigurojë mbrojtje efektive ndaj Covid-19.

Britania e Madhe regjistroi sot 3105 raste të reja infeksioni dhe 27 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, totali i të prekurve ka shkuar në 374 228 kurse ai i viktimave në 41 664. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Lajme të tjera

Web TV