Dita e parë e shkollës, siguri dhe kaos, prindërit: Jemi të shqetësuar dhe konfuzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari

Shkollat e arsimit parauniversitar kanë hapur dyert për të mirëpritur mijëra nxënës, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të virusit COVID-19. Ndërsa brenda oborreve të shkollave situata është paraqitur e organizuar, ku nxënësit kanë ruajtur distancimin fizik, prindërit jashtë dyerve të shkollave kanë krijuar grumbullime dhe shumë prej tyre nuk mbajnë maska për të parandaluar përhapjen e virusit. Në një pronocnim për gazetën “Fjala”, prindër të shumtë ndajnë emocionet dhe frikërat e tyre për këtë vit shkollor në kohë pandemie.

Ky vit i ri shkollor për arsimin parauniversitar ka nisur me entuziazëm për mijra nxënës, të cilët me padurim prisnin të uleshin në bankat e shkollës. Me veshje të bukura, sytë që u shkëlqenin nga gëzimi për ritakimin pas kaq muajsh me shokët dhe mësuesit, nxënësve në këtë ditë të parë të shkollës i është shtuar edhe maska, si një kusht i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

Rreth 1700 shkolla në vend, hapën dyert ditën e djeshme, ku me masa të rrepta sigurie, për shkak të pandemisë, mirëpritën rreth 480 mijë nxënës. Panorama e ofruar mëngjesin e së hënës, tregoi një realitet të ri, të shkaktuar prej koronavirusit, ku mijëra nxënës duhet të përshtaten me rregullat dhe protokollet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë. Nxënësit në shkolla të ndryshme kanë zbatuar protokollin duke mbajtur distancë, e cila mbikëqyret nga stafi mësimor.

Fëmijët janë paraqitur në ambientet e shkollës me maska shumëngjyrëshe, e shpesh të kombinuara me veshjet e tyre. Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, dhe më pas janë shpërndarë me rregull në klasa, ku kanë zhvilluar mësimin me turne. Në hyrje të ambienteve shkollore është vendosur një personel i posaçëm për të mos i lejuar nxënësit që të hynë në mënyrë të çrregullt ose të grupuar, por vihet re se distanca është ruajtur nga fëmijët brenda oborrit të shkollës, por jo nga prindërit jashtë saj.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, drejtori i Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, në një deklaratë për mediat u bëri thirrje prindërve të shmangin grumbullimet jashtë ambjenteve të shkollave dhe, në të njëjtën kohë, njoftoi se do të ketë prani të patrullave të policisë për mbarëvajtjen e rregullave antikovid. “Në të gjitha ambientet e jashtme të shkollave do të ketë prani të patrullave të policisë. Prezenca e policisë nuk do të jetë vetëm për ruajtjen e sigurisë, por dhe për mbarëvajtjen e rregullave. Prindërit kanë detyrimin ligjor, pavarësisht se do të shoqërojnë fëmijët në shkolla, të respektojnë distancimin social”, tha Loka.

Ndërkohë viti i ri shkollor ka nisur normalisht në Gjirokastër, Vlorë, Lushnjë e Fier. Me maska në fytyrë dhe distancë nga njëri- tjetri nxënësit janë ulur në bankat e shkollës për të zhvilluar mësimin në këtë vit pandemie. Një ndër qytetet problematike është Durrësi, ku viti i ri shkollor ka nisur më një sfidë të dyfishtë! Përveç pandemisë, Durrësi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit e, për pasojë, mësimi do të zhvillohet në disa turne.

 

Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”

Të shqetësuar prej pandemisë dhe formës së mësimëdhënies, prindërit kanë shoqëruar vogëlushët e tyre në ambientet e shkollës. Një ndër prindërit, Anila Hila, 40-vjeç, shoqëroi dje për herë të parë në klasë të parë në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, djalin e saj, mes pasigurisë dhe konfuzionit për orën e mësimit.

Lexo edhe :  Pjatë me fasule dhe ullinj/ Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme…

“Nuk jam e qartë në lidhje me mbarëvajtjen e orëve mësimore. Djali im do t’i nënshtrohet procesit mësimor në një fashë orari tepër të reduktuar, konkretisht nga ora 08:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit. Për më tepër, ai fillon sot klasën e parë dhe mësuesit nuk i kërkuan atij dhe bashkëmoshatarëve të mbanin maskë. Jam tepër konfuze, sidomos kur më vjen ndër mend këshilla e mjekëve, se maskat duhen mbajtur me patjetër, në mënyrë që të shmanget kontakti me virusin”, thotë Anila Hila.

 

Shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada”

Kreu i bordit të prindërve në shkollën 9-vjeçare publike “Jeronim de Rada” është optimist për hapjen e shkollave, ndonëse shumë prindër të tjerë shihen të shqetësuar. Ai bëri të ditur se janë zëvendësuar mësuesit që rezultuan me koronavirus një ditë para fillimit të vitit shkollor. Ai nuk e konfirmoi numrin e tyre, por shtoi se drejtoresha e shkollës ka zgjedhur të karantinohet, për shkak se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me koleget e saj të infektuara.

Më tej, kreu i bordit të prindërve tha se edhe shkolla është dezinfektuar mbrëmjen e 13 shtatorit, për të qenë në përputhje me protokollin rigoroz të masave anti-Covid. “Frika ekziston kudo, si në shkolla, ashtu edhe në shtëpi, sepse bëhet fjalë për fëmijë, naiviteti i të cilëve prevalon mbi leksionet dhe mësimet e vazhdueshme prej prindërve për t’u ruajtur nga pandemia”, thotë ai, teksa shprehet se fëmijët janë tejet optimistë dhe entuziastë për hapjen e shkollës.

Ndërsa nënvizon se është kundër mësimit on line, pasi, sipas tij, përpos vështirësive të orëve mësimore, fëmijët e shohin si një mundësi të mirë për t’i neglizhuar mësimet. Nga ana tjetër, Ledia Sinani, 37 vjeç, e cila shoqëron fëmijën e saj drejt shkollës, shprehet se është tepër e lumtur për hapjen e shkollave, pasi, sipas saj, ndërveprimi i mësuesve me nxënësit është i domosdoshëm. “Jam tepër e lumtur për hapjen e shkollave.

Për mua, ishte shumë e vështirë të bëja rolin e mësueses së dytë në shtëpi, t’i shpjegoja sime bije ushtrimet matematikore që jepeshin nëpërmjet internetit. Si lëndë ekzakte që është, kërkon njohuri, përqendrim dhe, mbi të gjitha, punë nga të dyja palët, mësuesit dhe nxënësit, pavarësisht videove shpjeguese. Besoj se ndërveprimi i mësuesve dhe nxënësve është i domosdoshëm, gjithmonë nëse dëshirojmë të kemi fëmijë të përgatitur në të ardhmen”, thotë Leda Sinani.

 

Shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”

“Shkolla më pëlqen shumë. Kam shumë shoqe dhe shokë aty, me të cilët dua të luaj pasi të mbaroj mësimin”, thotë një vogëlushe 8-vjeçare me maskë në fytyrë, teksa futet me gëzim në ambientet e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Ndërsa e pyesim për pandeminë COVID-19, ajo nuk ngurron të përsërisë porositë e dhëna nga prindërit. Ndërkohë Besa Halili, 39 vjeç, ndihet e frikësuar për gjendjen psikologjike të djalit. “Nuk u lamë të futeshim në ambientet e shkollës, me argumentin se duhej zbatuar protokolli rigoroz i Ministrisë së Arsimit. Por, arrita të shihja kontrollin që një mësuese i binte tim biri në çantë, për pajisjen me dezifektantë. Ai u tkurr dhe arrita të kuptoja se ndihej i frikësuar. Nuk e di nëse kjo do të jetë një proces që do të ndiqet nga arsimtarët çdo ditë, por kam frikë për të”, – thotë Besa Halili, 39 vjeç.

Të fundit

Del një tjetër foto e Arben Ahmetajt nga arratia

Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi. Ish-zv.kryeministri, i cili prej më...

Çifti i parë në Big Brother VIP? Dy banorët përqafime të “nxehta” poshtë jorganit

Jozi dhe Loredana mund të jetë çifti i parë që krijohet në edicionin e katërt të Big Brother Vip Albania. Dyshja kanë treguar afrimitet mes...

Nga darka me familjen tek udhëtimet, ku do t’i kalojnë festat shqiptarët

Të privuar për të kremtuar Krishtlindjet gjatë diktaturës, Viti i Ri prej dekadash është shndërruar në festën më të rëndësishme dhe më të dashur...

Ditët e fundit të 2024-ës mbyllen me diell, zonat malore temperatura nën 0 gradë C

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje...

Pema tradicionale e Vitit të Ri, sa ka ndryshuar tradita para e pas viteve 90

Muaji dhjetor është muaji i festave, që si simbol ka pemën e Vitit të Ri, një traditë kjo e vijuar prej vitesh, e cila...

Lajme të tjera

Web TV