Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.
Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje.
Konkretisht Agron Tanushi, gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Akoma nuk dihet nëse vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.
Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.
Sakaq policia në vendngjarje ka njoftuar se po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta./Bl.Ba/Fjala.al