LOLITA /65 vjet nga botimi i romanit “të neveritshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 1955, u publikua një nga veprat më të bukura e të diskutueshme në gjuhën angleze. I quajtur “i pështirë”, “i neveritshëm” dhe “i degjeneruar”, libri u shkrua nga një profesor nga Cornell-i, i cili jepte mësim në një klasë të “Masterpieces of European Fiction”.

Profesori, Vladimir Nabokov, kishte botuar edhe më parë disa libra në Amerikë, por të gjithë ishin dështim financiar. I frikësuar prej faktit se mos ndoshta publikimi i “Lolitës” do ta shkarkonte atë nga pozicioni në Cornell, Nabokovi, më parë ia dërgoi dorëshkrimet e tij fshehurazi miqve në Amerikë, për ta publikuar, duke e quajtur atë “bombë me sahat”.

Dorëshkrimi u refuzua botues pas botuesi. “Viking Press” në atë kohë dha sqarimin se, “ne të gjithë mund të futemi në burg, nëse kjo vepër publikohet”. Ndërkohë, një botues tjetër tha se: “Ne mendojmë se kjo është një letërsi e rendit më të lartë dhe se ajo duhet të publikohet, por të gjithë jemi të shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme që mund të prekin të dyja palët, botuesin dhe autorin. Ndoshta aspekti më frustrues i atyre kundërshtimeve ishte miratimi i redaktorëve që e lexuan dorëshkrimin. Edhe pse reagimet ishin të ndryshme, shumë prej këtyre lexuesve të parë e njohën vlerën letrare të “Lolitës”.

Madje një redaktor, Jason Epstein, dha dorëheqjen nga Doubleday, për shkak se kjo shtëpi botuese e refuzoi publikimin e këtij romani. Por atëherë ishte epoka kur censura dhe kualifikimet e turpshme të literaturave përcaktoheshin fuqishëm. Sipas Edward de Grazia, “Rreth muajit qershor të vitit 1959 Gjykata e Lartë bëri të qartë se një vepër nuk mund të ndalohet për imoralitetin e saj seksual”. Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe konteksti i McCarthyism gjatë atyre viteve, i cili solli si pasojë ndjekjen penale të botuesve dhe shkrimtarëve./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  "I përbuzur. I harruar. I vetmuar" - Një burrë me qese në dorë…

 

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV