Maqedoninë e Veriut/ ISHP publikon raportin javor mbi situatën me Covid– 19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në periudhën prej më 7 deri më 13 shtator 2020 janë testuar gjithsej 8.353 materiale në laboratorë. Janë regjistruar gjithsej 705 raste të reja pozitive prej 33 qyteteve në shtet që paraqet ulje prej 10,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Në të njëjtën periudhë, në 17 qytete, numri i të sapodiagnostikuarve është nën 20.

Përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 8.4 përqind ose 0.3 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

“Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grup-moshat. Më e përfaqësuar është grup-mosha e personave të moshës mbi 60.

Një numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek personat në grup-moshat prej 50-59 dhe 30-39

Numri më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjeç, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga rastet të cilat janë hulumtuar në aspektin epidemiologjik janë regjistruar 127 persona të hospitalizuar, që tregon kurbën në ulje prej 3,8 për qind në krahasim me javën e kaluar ndërsa tek 227 persona qëjanë regjistruar me prani e sëmundjeve shoqëruese.

Nga MSH përkujtojnë se pas dy testeve negative të marra për praninë e SARS CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të rri, si të shëruar udhëhiqen 709 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpie.

“Janë paraqitur 27 raste të vdekjes prej 12 qyteteve, shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 19 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, gjashtë të moshës prej 50-59 dhe dy prej 40-49 vjeç.

Nga të vdekurit 25 persona kanë qenë të hospitalizuar. Komorbiditete janë regjistruar tek 23 persona të vdekur”, thuhet në deklaratën e  MSH-së. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV