Rriten rastet/ Franca kufizon aktivitet sociale në dy qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Francë duke rritur ndjeshëm numrat e të prekurve. Dy nga qytetet më të prekura janë Marseja dhe Bordo.

E ndërkohë që qeveria përpiqet me çdo kusht të shmangë një izolim të ri kombëtar, këto dy qytete kanë filluar të marrin masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Në Marsejë, ku kapaciteti në terapitë intensive është drejt ezaurimit mes rritjes së shpejtë të rasteve me koronavirus, autoritetet ndalojnë klientët të qëndrojnë në këmbë në bare, apo të konsumojnë alkool në publik. Grumbullimet me mbi 10 persona nuk do të jenë më të lejueshme në parqet dhe plazhet e qytetit dhe çdo event me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës do të anulohet.

Një kufizim i tillë prek vendet të tilla si stadiume, sallat koncertesh, e gjithashtu demonstrata e panaire. Në Bordo, prania e shtuar policore do të garantojë respektimin e masave të ngjashme. Autoritetet nxisin qytetarët të mos organizojnë mbledhje familjare për momentin.

Franca përballet me dhimbje të dyfishtë koke ndërsa përpiqet të rigjallërojë ekonominë e prekur rëndë nga COVID-19, e njëkohësisht të ulë kurbën e infektimeve të reja të cilat po rriten që prej muajve të verës. Të shtunën u shënua një shifër rekord prej më shumë se 10 mijë rastesh.

Gjithashtu Portugalia vendosi të shtrijë në të gjithë vendin masat që deri më tani vlenin vetëm për Lisbonën, të tilla si kufizimin e grumbullimeve deri në 10 persona dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike pas orës 20.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet/ Qeveria do paguajë për shtresat në nevojë

Qeveria ka rikthyer për diskutim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Referuar draftit të rishikuar të...

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar. Punonjësi...

Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë grupeve kriminale leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet...

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme – të gjitha mund të...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Lajme të tjera

Web TV