“Shkarkohet” me dorëheqje ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vendin e saj e zë Evis Kushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e parë të shkollës ka pasur një “kurban” politik. Kryeministri Edi Rama largoi nga detyra ministren e Arsimit, Besa Shahini, pas kërkesës së kësaj të fundit. Largimi i saj përflitej prej ditësh, por pikërisht në ditën e parë të nisjes së procesit mësimor, në një situatë të pazakontë shëndetësore e diktuar nga pandemia ka ndodhur edhe ndryshimi drastik.

Edhe forma e gjetur për “lamtumirën” e Shahinit ishte një takim në zyrën e kryeministrit, ku ishte thirrur edhe ministrja e re Evis Kushi. Ajo vjen nga bota akademike në Universitetin e Elbasanit, ku është njëkohësisht edhe deputete e PS-së për këtë qark. Prapaskenat e largimit të Shahinit duket se janë edhe më të thella se një lëvizje rutinë, pasi ai kaos i krijuar nëpër shkolla me dyndje nga prindër të shqetësuar dhe nxënës të hutuar, ishin imazhi se diçka shkoi keq në mënyrën organizative.

Kjo situatë i shtohej edhe deklaratës së mëparshme të ministres Shahini për një largim nga qeveria me “argumentin” se do i përkushtohej familjes së saj që është në Prishtinë.  Largimi i Shahinit u bë në një komunikim direkt nga zyra e Ramës ku ajo së bashku me ministren e re po pinin kafe me kryeministrin.

Në një reagim publik, Shahini tha se kishte ndier racizëm në Shqipëri, për shkak të dialektit verior, e më tej në qëndrim në rrjetet sociale shprehte hapur pakënaqësinë me të majtën shqiptare, ku kishte aderuar këto vite, duke aluduar se ajo do të punonte për një të majtë të vërtetë dhe jo propagandistike. “Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për të majtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe populiste. Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist sesa vetëm në përfaqësimin e grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë, por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin”, shkruan Shahini.

Lexo edhe :  "Ju tregoj pse fitoi Rama", Arlind Qori flet më troç se kurrë

Përtej “dorëheqjes së butë” në të cilën shfaqej para kreut të qeverisë, Shahini ka dhënë sinjale si diçka nuk shkonte në raportin e saj me kryeministrin përsa i përket drejtimit të arsimit në vend. Nga ana tjetër, kryeministri u ka hapur udhë ndryshimeve në qeveri vetëm pak muaj para zgjedhjeve të reja, edhe pse nuk dihet cilët janë ministrat e tjerë që pritet të largohen.

Besa Shahini kishte deklaruar se do të qëndronte deri në fund të këtij mandati, pasi kishte vendosur të kthehej në Kosovë te familja e saj, por me sa duket, Rama ia ka bërë më të lehtë këtë vendim duke e zëvendësuar me një tjetër grua, deputeten socialiste, Evis Kushi. Duke qene se ka një karrierë akademike Kushi shihet si emërimi i duhur në këtë kohë të shpejtë. Nga ana tjetër edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dje bëri të ditur se do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Një “qëndrim identik” me Shahinin, por në rastin e tij mbetet për tu parë si do të vendosë Rama. Gazeta “Fjala” mëson se të gjitha ndryshimet do të bëhen publike në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, mbledhja e së cilës është shtyrë disa herë, duke pritur vendimin e kryeministrit.

 

Të fundit

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Lajme të tjera

Web TV