Bashkia Tiranë hap sërish aplikimet për Kartën e Studentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë studentët të cilët ende nuk janë pajisur me Kartën e Studentit, tani kanë sërish mundësinë për t’u pajisur me të.

Agjencia e Rinisë në Bashkinë e Tiranës dhe Rezidenca Studentore Universitare Nr.2 kanë vënë në dispozicion të studentëve një sportel i cili do të shërbejë për pajisjen me kartë në kohë reale të çdo studenti.

Karta e Studentit është një mjet i domosdoshëm për çdo studente, pasi i lehtëson ata në shumë shërbime duke ofruar skonto në qindra subjekte.

Nëpërmjet kartës së studentit, përfituesit do të kenë akses në shërbimet me çmime të reduktuara në masën 50 apo edhe 70 për qind, në fushën e institucioneve të artit dhe kulturës e në muze publikë, parqe kombëtare arkeologjike dhe monumentet e kulturës.

Një tarifë zero aplikohet edhe për shërbimet e ofruara në kuadër të edukimit artistik përmes artit, kulturës dhe turizmit kulturor në skena dhe ambiente të hapura, nga institucionet e artit dhe trashëgimisë kulturore.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV