Historia/Saga e vrasjeve në Rrëshen, në tre vjet u ekzekutuan pesë persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elvis Myrta

Atentati mafioz ndaj Prengë Gjinit në kryeqytet, pasditen e djeshme, vjen si pasojë e një serie të gjatë vrasjesh të ndodhora vitet e fundit në qytezën e Rrëshenit, si pasojë e përplasjes mes fiseve Gjini dhe Reçi. Motivi i këtyre përplasjeve mes dy fiseve, sipas autoriteteve, dyshohet se vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës të dy bandave që operojnë në Rrëshen. Dyshimet janë se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve policore, mësohet se lufta mes dy bandave nisi me vrasjen e ish-drejtorit të OSHEE-së për Veriun, që pasoi me disa ngjarje të tjera kriminale, ku brenda tre vjetëve janë ekzekutuar 5 persona dhe të gjitha këto ngjarje janë edhe sot pa autor. Vrasjet që kanë ndodhur në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë, derivojnë nga një konflikt mes dy familjeve me influencë në qytezën e Rrëshenit.

Saga e vrasjeve nisi në vitin 2016, ku dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Saimir Jakun, ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytezës së Rrëshenit, bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit, ku e kanë djegur, dhe më pas u larguan duke humbur gjurmët.

Ndërkaq, një vit më vonë, në Romë të Italisë, është ekzekutuar Gaspër Reçi. Ai u qëllua me armë në hyrje të banesës së tij në Itali, dhe në këtë rast dyshimet janë për vrasje me pagesë, por pa zbuluar autorët. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gaspër Reçi kishte disa precedentë penalë në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Lexo edhe :  Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Pak muaj më pas, në shtator të 2017-s, vritet në Belgjikë një tjetër qytetar i Rrëshenit, Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Ashtu si në tri vrasjet e tjera, edhe në Belgjikë nuk u bë e mundur gjetja e gjurmëve të ekzekutorëve. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Kreshnik Gjini punonte kamerier në një lokal në Saint-Denis.

Saga e vrasjeve në qytezën veriore nuk u ndal këtu. Një ekzekutim mafioz ndodhi një vit më parë, në gusht të 2019-s, ku në prani të djalit të tij u vra Tonin Gjini, i njohur me emrin Armando. Atij i ishte vënë edhe më parë tritol në automjet, por që u zbulua në kohë. Ndërsa në 7 janar të këtij viti u ekzekutua në hyrje të lokalit të tij, me snaiper Kastriot Reçi. Ai u qëllua në hyrje të lokalit të tij. Përplasja mes këtyre dy fiseve, përveç të plagosurit në ngjarjen e djeshme, ka sjellë edhe 5 viktima./Jo.Be/Fjala.al

 

 

Të fundit

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

“Rama e ka të sigurtë fitoren”/ Analisti: Ai e ndjen se çfarë ka përballë

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do...

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme sa i takon ndërhyrjeve estetike,...

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa po përgatitet për një moment...

Lajme të tjera

Web TV