Ja çfarë u shërbye në takimin e darkës së liderëve politik Rama – Mistotakis

Disa detaje janë mësuar nga takimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me homologun grek, Kyriakos Mistotakis.

Ja  çfarë u shërbye në takimin e Ramës dhe Mistotakis.

Mësohet se palët kanë preferuar një menu të lehtë, kryesisht me prodhime deti.

Meze të lehta, prodhime deti e verë nga Santorini! Menu speciale për miqtë shqiptarë.

Si pjatë e parë kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, ndërsa pjatë e dytë ka qenë Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe borzilok, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore.

Gjatë gjithë darkës është shërbyer verë e bardhë nga Santorini.

Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmbjen e djeshme me homologun greke Kyriakos Mitsotakis.

Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek por asnjë detaj nuk është lidhur me çfarë kanë biseduar. Ru. Do/ Fjala.al