Kendall Jenner: Përdor lëndë nark*tike

Modelja e njohur, Kendall Jenner, është një nga personat më të ndjekur në rrjete sociale.

Ajo tregohet gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Së fundmi, në një dalje televizive, Kendall ka bërë të ditur se përdor lëndë narkotike rregullisht.

E pyetur se a ka qenë e droguar, modelja e ka pranuar një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se askush nuk mund ta vërejë.

“Askush nuk e di këtë, kështu që kjo është hera e parë që jam duke e thënë këtë”.

Vlen edhe të përmendet se ajo nuk është e vetmja e cila përdor lëndë narkotike.

Kim Kardashian gjithashtu ka treguar se kohë më parë kishte provuar ekstazë, në momentet më të këqija të jetës. Ka.Li/fjala.al