Përplasen 3 makina në Elbasan, 2 të plagosur

Mëngjesin e sotëm, tre makina janë përfshirë në një aksident në Elbasan.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 2 persona identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Shkak i përplasjes ka qenë parakalimi i gabuar i njërës makinë.

Përpos 2 të lënduarve, 3 makinat kanë pësuar dëme të mëdha.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

La.Mi/Fjala.al