Policia e Beratit ka arrestuar 2 persona pasi janë konstatuar të presin dhe transportojnë në mënyrë të paligjshme lënë drusore.
Sipas policisë të dy kanë kryer krime ndaj mjedisit. Nga ana tjetër të gjithë qytetarët që duan të informojnë për paligjshmëri të tjera, thuhet se do iu ruhet anonimati.
NJOFTIMI I PLOTE
Strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , kanë evidentuar dhe goditur 2 raste, për të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
S. R., 57 vjeç, pasi në fshatin Sinjë, Berat u konstatuan 120 m3 lëndë drusore në pronësi të tij, e prerë në mënyrë të paligjshme.
F. Q., 32 vjeç, pasi në fshatin Zhitom, Berat u konstatua nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Policia e Beratit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. /Ra.My.Fjala.al/