Rikthim i Dvoranit? Reagon KED: S’kemi kompetencë për të vendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën e Ardian Dvoranit për rikthimin e tij në këtë institucion.

Në mbledhjen e ditës së sotme, KED ka shqyrtuar kërkesën e Dvoranit, ku në fund ka vendosur se “Nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”.

Në këtë mënyrë, KED ka pranuar argumentin e Presidentit Ilir Meta se Dvorani nuk mund të jetë më pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm. Kujtojmë se pak javë më parë Ardian Dvorani iu drejtua KED-së me një letër publike, ku i kërkonte rikthimin në detyrë, me argumentin se “E konsideroj të papërshtatshme qenien të pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit, deri në diskutimin dhe vendimmarrjen e domosdoshme të Këshillit për çështjen e vijueshmërisë ose jo të ushtrimit të detyrës sime si anëtar i KED në mbledhjet dhe veprimtaritë e ardhshme të tij”.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

A e rrëzoi qëllimisht piloti i Air India avionin që vrau 260 persona?

Hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Air India po shqyrtojnë të dhënat mjekësore të pilotëve, pasi pretendohet se njëri prej tyre kishte depresion dhe probleme të shëndetit...

Lajme të tjera

Web TV