Tiranë/ Nga kanosja me thikë tek dhuna ndaj bashkëshorteve, arrestohen 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranë ka arrestuar 4 persona në Tiranë gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit akuzohen për dhunë ndaj bashkëshorteve, por edhe për kanosje me thikë e drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Kodi i ri penal, burrat me dy gra dënohen deri në 3 vite heqje lirie

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet...

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”, njoftoi sot Ambasada...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

Lajme të tjera

Web TV