U kritikua për rënien drastike nga pesha, revoltohet Fifi: E kam dashur dhe e dua trupin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, Fifi, njihej për format e saj dhe pas dobësimit inspiroi jo pak, sidomos të rinjtë që janë mbi peshë, apo të shëndoshë.

Këngëtarja bëri gjatë pandemisë dhe verës një ndryshim drastik, duke humbur shumë kile.

Ajo duket se për t’u kujdesur për shëndetin e saj fizik dhe mendor, ka ndjekur një dietë speciale. Megjithatë ndjekës të shumtë e kanë kritikuar për dobësimin.

Një prej tyre i ka dërguar mesazh, ku shprehet se me humbjen e peshës Fifi është bërë njësoj si femrat e tjera.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ‘ok” të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë”.

“Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat,”- i shkroi ndjekësja.

Këngëtarja u revoltua nga mesazhi dhe e postoi në InstaStory, duke thënë se ajo e dashuron trupin e saj, të shëndoshë, apo elegant. Ndërsa i uroi që Zoti t’u japë dashuri të tjerëve, në vend të vrerit.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim, si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi,”- shkroi ajo, pas mesazhit që duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV