Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Talo Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan.Bujar Çela ka qene duke pira kafen e mëngjesit kur është ekzekutuar.
50-vjeçari i ekzekutuar punonte si taksist pa liçensë.
Viktima Bujar Çela nuk njihej si person i lakuar në botën e krimit. Dyshimet lidhen me një hakmarrje kundër Talo Çelës i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe si autor i grabitjes në Rinas në vitin 2019 ku u vodhën 4.6 mln euro.
Talio Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Ndërkohë në fshatin Murras në Elbasan është gjendur një automjet i djegur që dyshihet të jetë përdorur nga autorët.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit ku u vra Bujar Çela./Jo.Be/Fjala.al