Qeveria federale gjermane shpërndau mbrëmjen e djeshme një paralajmërim udhëtimi lidhur me Vjenën, pasi e klasifikoi kryeqytetin austriak si një zonë me rrezik për COVID-19.
Sipas njoftimit nga Zyra e Jashtme“Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve, aktualisht ka paralajmërime për ndalimin e udhëtimeve të panevojshme turistike në Vjenë”.
Sipas organit qeveritar të kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), Vjena renditet si zona e vetme e rrezikut në Austri.
Kriteri qendror për klasifikimin si një zonë rreziku është më shumë se 50 persona të infektuar në shtatë ditët e fundit për 100 000 banorë. Ru. Do/ Fjala.al