Identifikohet viktima në Elbasan/ Personi i qëlluar, vëllai i Talo Çelës, i kërkuar për grabitjen e avionit në Rinas

Eshtë identifikuar personi i qëlluar me armë zjarri në Elbasan. Burime bëjne me dije që viktima është vëllai i Talo Çelës. Talo Çela është në kërkim për garbitjen e avionit me 4.6 mln euro në Rrinas.

Bujar Çela, 50-vjeç është ekzekutuar me armë përpara një lokali.Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, rreth orës 05:45 të ditës së sotme.

Ekzekutimi i 50-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për hakmarrje. Sipas burimeve vrasja është e mirë organizuar nga atentatorë profesionistë. Forta të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje.

FNSH, Renea po krehin zonën dhe kanë ngritur postoblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit./Jo.Be.Fjala.al