Manja: Të larguarit  nga vettingu po organizohen të pengojnë reformën në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulsi Manja hedh akuza të rënda për trupën gjyqësore që është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu.  Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Manja deklaron se ata që janë larguar janë duke bërë organizim për të dëmtuar dhe ngadalësuar këtë reformë.

-Të larguarit nga vettingu hedhin baltë mbi procesin e vettingut. Anatemojnë procesin e vettingut dhe edhe perceptimi që ne po çojmë njerëzit tanë, nga këtu buron. Por në fakt nuk është e vërtetë. Njerëzit që e kundërshtojnë reformën e drejtësisë apo përpiqen të vënë shkopinj në rrota janë elementë me lidhje të forta politike dhe ekonomike. Këta janë larguar për mos justifikim të pasurisë  dhe mos harroni, njerëzit që e kundërshtojnë reformën e drejtësisë apo përpiqen të vendosin shkopinj nën rrota për këtë proces, janë elementë me lidhje të forta. Janë larguar për mosjustifikim të pasurisë, për mungesë të burimeve për të justifikuar pasurinë.

-Lidhje të forta me politikën, i bie me opozitën.

-Nuk po vë emra. Me ata që nuk janë treguar luajalë ndaj zbatimit të reformës së sistemit të drejtësisë. Kundërshtarët e reformës në drejtësi i bashkon një qëllim./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV