“Nëse shihni një problem thjesht ndreqeni”, Yuri Kim mesazh qytetarëve nga Saranda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka udhëtuar drejt Sarandës me një grup personash, të cilët së bashku kanë pastruar mbeturinat në bregdet. Kim ka folur me superlativa për Sarandën duke u shprehur se ndjen kënaqësi sa herë që rikthehet në këtë qytet.

“Para së gjithash jam shumë e lumtur që rikthehem në Sarandë. Kam qen[ këtu rreth dy apo tre muaj më parë dhe është kënaqësi që rikthehem. Erdha ta vëzhgoja këtë aktivitet sepse them që është shumë e rëndësishme për tri arsye, sepse për mua kjo ka të bëjë me demokracinë, dinjitetin dhe bizneset. Një nga gjërat që vërej sa herë udhëtoj rreth e qark Shqipërisë është që është shumë e bukur.

Plazhet, malet gjithë vendet historike, vende të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore, historike të Uneskos, janë të gjitha shumë të bukura. Por kjo bukuri shqetësohet nga mbeturinat, nga plehrat. Dhe mbeturina të cilat mund t’i shikosh anë e mbanë vendit, mund t’i shikosh edhe nën ujë është njësoj sikur të ishe pis në fytyrë. Sa herë hedh përdhe plehra në vendin tënd është njësoj  sikur të hedhësh plehra në fytyrën tënde. Për këtë arsye mendoj se është e rëndësishme për dinjitetin e gjithsecilit që të ketë një fytyrë të pastër”, u shpreh Kim.

E pyetur nga gazetarët se nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë, Yuri Kim tha se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta. Sipas saj është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin vetë.

“Jam shumë e kënaqur që ky grup personash  që përfaqësojnë shqiptarët e zakonshëm, shqiptarët të cilët punojnë nëpër punëra të ndryshme, vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit ata vërejtën të njëjtin problem nuk kanë vendosur thjesht të ankohen  por vendosën që të ndërmarrin veprime. Dhe kjo ka lidhje me atë që u shpreha pak më herët, me dinjitetin, me demokracinë dhe me aktivizimin qytetar.

Lexo edhe :  Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

Dhe mendoj pika e fundit ka lidhje me bizneset sepse kur t’i pastron gjithçka njerëzit do duan të vinë në Shqipëri, do duan të kthehen në Sarandë. Kështu që sa herë pastrohet në këtë mënyrë, sa herë që qytetarët bëhen bashkë për të bërë një pastrim të tillë nuk është thjesht diçka që ka të bëjë me të bërit një veprim të mirë por është diçka e mençur.

Dhe mendoj që është, shumë e rëndësishme që më shumë qytetarë të përfshihen sepse ju keni fuqinë gjithashtu keni edhe përgjegjësinë që nëse shihni një problem thjesht ndreqeni”, tha ambasadorja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka...

Viruset e dimrit, si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV