Norvegji / Vret 77 persona, paraqet kërkesën për falje të dënimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anders Breivik, 41 vjeç ka marrë jetën e 77 personave në Norvegji dhe  do të paraqesë në Gjykatë kërkesën për falje të dënimit.

Shpërthimi i një bombe të vendosur në Oslo nga ai vrau 8 persona, ndërsa më pas në një ishull afër kryeqytetit norvegjez vrau 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë që po merrnin pjesë në një kamp.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2011, ndërsa një vit më vonë ai u dënua me 21 vite burgim, që është edhe dënimi më i lartë sipas ligjeve norvegjeze.

Sipas ligjeve norvegjeze, Breivik ka të drejtë të kërkojë faljen e dënimit pasi të ketë kryer 10 vite burg, kohë që përmbushet në korrik të vitit të ardhshëm.

“Me kërkesën e tij, unë kam dërguar kërkesë për falje. Kjo është një e drejtë që të gjithë të burgosurit e kanë dhe ai dëshiron ta përdorë”, tha avokati Oeystein Storrvik.

Në vitin 2015, Breivik ishte përpjekur ta padiste shtetin norvegjez për t’u liruar nga burgu me arsyetimin se kushtet e rrepta në të cilat po mbahej paraqesin shkelje të të drejtave njerëzore. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV