Shqipëria në vendnumëro në FIFA, Kosova humb një pozicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E 66-ta renditet Shqipëria në FIFA. Në renditjen e publikuar sot për muajin shtator kuqezinjtë mbeten në vendnumëro ndërsa Kosova ka humbur një pozicion.

Shqipëria qëndron në vendnumëro në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Në renditjen e e publikuar nga organizmi më i lartë i futbollit botëror ditën e sotme Shqipëria mban vendin e 66-të në FIFA njësoj si muajin e kaluar duke mos fituar asnjë pozicion por as ka humbur vend në renditje.

Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja e Edi Reja-s ka luajtur dy ndeshje me Bjellorusinë të fituar 2-0 dhe Lituaninë të humbur 1-0.

Sa i përket rivalëve të grupit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve Bjellorusia mban vendin e 87-të, Kazakistani në vendin e 118-të dhe Lituania renditet e 131-ta.

Ndërkaq Kosova pas shumë muajve që fitonte pozicione në renditjen e Fifa-s për muajin shtator ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 116-të. Gjatë këtij muaji “dardanët” barazuan me Moldavinë dhe u mposhtën nga Greqia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar...

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg...

Lajme të tjera

Web TV