Teuta, kapitullim pa kushte përballë Granadës, i jep lamtumirën Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka rezultuar një zhgënjim përballja e turit të dytë të Ligës së Evropës për Teutën, që ka kapitulluar me shifrat 0-4 përballë Granadës. Pjesa e parë e takimit të luajtur pasdite të enjten në Stadiumin “Niko Dovana” ka nisur në mënyrën më të keqe për durrsakët, pasi spanjollët shënojnë dy herë brenda 10 minutave të para.

Fillimisht është Soldado, i cili merr një pasim nga Kenedi dhe godet bukur me një kthesë nga brenda zonës duke përshëndetur rrjetën e portës së gardianit durrsak, Frashëri. Spanjollët do të vijojnë të sulmojnë përballë Teutës së shtangur dhe do të shënojnë edhe golin e dytë me autor Kenedin, i cili përfiton nga gabimi në mbrojtje i durrsakëve dhe thellon epërsinë e miqve. Teuta nuk është në fushën e lojës, aty ku ligjin e bëjnë iberikët, të cilët gjejnë edhe golin e 3-të pas një gjysmëore lojë.

Herrera mposht Frashërin me një goditje qendrore në hyrje të zonës, pas pasimit të Kenedit. Vetëm pasi ka pësuar 3 gola, Teuta nis të zgjohet dhe në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, është fillimisht Vila, e më pas Krasniqi e në fund Daja, që përpiqen të rrezikojnë portën mike, por pa rezultat, sepse 45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë e 3-fishtë të Granadës. Ato të dytat do të nisin praktikisht me gol, sepse, pas vetëm 15 sekondash lojë, spanjollët do të gjejnë edhe golin e 4-t, me anë të Herrarës, i cili firmos kështu dygolëshin e tij në këtë takim.

Teuta mundohet të shpëtojë diçka nga ky takim, por as Gruda, as Arapi më pas nuk arrijnë të gjejnë kuadratin e portës mike, ndërsa çdo shpresë e durrsakëve për një reagim do të shuhen 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Fabjan Beqja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. Ndeshja nuk ka më histori në vijim, pasi Granada fiton me shifrat 4-0 dhe vijon për më tej, ndërsa Teuta i jep këtu lamtumirën Evropës.

Të fundit

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Lajme të tjera

Web TV