Ulsi Manja: Brenda vitit Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë ambasadorja amerikane  Yuri Kim deklaroi se brenda këtij viti gjyakata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.  Këtë deklaratë e ka çuar më tej kryetari i komisionit për Çështjet ligjore Ulsi Manja,  sipas të cilit brenda muajit dhjetor do jetë  e plotësuar me gjashtë anëtarë që është edhe numri që do të thotë që kjo gjykatë do jetë funksionale. Në emisionin HARD TALK NGA ROALND QAFOKU, Manja deklaroi:

 Në kompozimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta futi tre aktorë. Kuvendin, Presidentin dhe Gjykatën e Lartë. Sigurisht edhe një organ tjetër kushtetues, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili bën filtrimin e kandidaturave që iu ofrohen këtyre që kanë të drejtën e zgjedhjes apo emërimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas formulës, 3 i zgjedh presidenti, 3 i zgjedh Kuvendi i Shqipërisë dhe 3 Gjykata e Lartë. Natyrisht që ky proces ka vështirësitë dhe problemet e veta dhe kryesisht kanë ardhur nga mosfunksionimi në kohë i KED. Edhe KED ka pasur vonesat e veta për arsye sepse gjyqtarët dhe prokurorët që janë pjesë përbërëse e KED, dhe që shqyrtohen çdo dhjetor të vitit pasardhës janë 9 gjyqtarë dhe prokurorë që përfaqësojnë nivele të ndryshme të sistemit, që që shqyrtohen çdo dhjetor mes datës 5 dhe 10, dhe shortin e hedh Presidenti i Republikës, ka pasur vështirësitë e veta sepse gjyqtarët dhe prokurorët do të duhet të kishin kaluar procesin e vettingut. Këtë e thotë Kushtetuta, nuk e them unë. Kushtetuta thotë: Anëtarët e KED duhet t’i nënshtrohen menjëherë procesit të vettingut. Fjala “menjëherë” nënkupton që kjo strukturë kushtetuese do të mund të jetë i vetuar. KED u bë funksional në vitin 2018. Pastaj mungesa e kandidaturave ka qenë problem në vonesën e Gjykatës Kushtetuese. Pse ka mungesë kandidature? Sepse një pjesë e anëtarëve të saj kishin mandate plotësuese. Largoi vettingu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e larguar disa kishin mandat të plotë 9 vjeçar, disa kishin mandat plotësues. Kushtetuta ka plotësuar që anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, tre të Kuvendit, tre të Presidentit dhe tre të  Gjykatës së Lartë do të marrin mandate zëvendësuese. Dhe mandatet që aktualisht janë të paplotësuara, janë mandate shumë të shkurtra. Mbarojnë në maj të 2022. Interesi i juristëve që plotësojnë kriteret për një mandat kaq të shkurtër nuk është. Këtë ngriti dhe komisioni i Venecias në komisionin që ne kemi administruar. Një nga rrugët që sugjeron Venecia është që edhe këto mandatet plotësuese të ngrihen në nivelin e mandateve të plota 9-vjeçare kushtetuese. Aktualisht në momentin që po flasim, nga tre vakancat që janë, 2 Presidenti dhe një Kuvendi, kanë rënë kandidaturat për njërën nga vakancat dhe ne presim që KED të na njoftojë që ne të bëjmë shpalljen ndërsa për një vakancë të presidentit ka kandidatura në garë. Dje ka patur një proces të vlerësimit të kandidaturave që janë në garë për një nga vakancat e presidentit që është vakancë e plotë. Nëse do plotësohet dhe kjo vakancë, numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shkon në 5. Por ende kjo gjykatë nuk mund të jetë funksionale. Sepse ligji për gjykatën kushtetuese thotë: nga 9 anëtarë të GjK, forumi i nevojshëm për të patur vendimmarrje do të jetë 6.

-A mund të bëhet brenda vitit?

-Normal. Jemi në diskutime e sipër  dhe po elaborojmë rrugët për ta zhbllokuar këtë situatë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Zjarr në një banesë në Lushnje, shpëtohet e moshuara

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar një...

Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në “Debat” , sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdorë për të stimuluar bujqërit dhe blegtorët, për...

Adoleshenti godet me thikë 12-vjeçarin, policia hap portalin online për dëshmitarët

Një djalë 14-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi një djalë 12-vjeçar u godit me thikë në Birmingham të martën. Policia e West Midlands...

Gent Bejko shpërthen ndaj Laert Vasilit: Ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti

Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në...

Spanja, atje ku avionët fluturojnë me kerozinë nga vaji i gatimit

Spanja është pararojë në fushën e gjenerimit të karburanteve të rigjenerueshme. Dy rafineri ekzistojnë ndërkohë dhe më 2025 pritet të pasojë edhe një firmë...

Lajme të tjera

Web TV