Vendimi i Messi-t sjell ndryshime/ Barcelona ‘u vë fshesën’ 12 lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e futbollit po përgatitej për lëvizjen më të bujshme në historinë e saj, teksa Leo Messi paralajmëroi largimin nga Barcelona. Kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë zhurmë dhe polemika brenda “Camp Nout”, duke arritur deri aty sa tifozët shpërthyen në protesta pranë selisë së klubit.

Por ‘pleshti’ vendosi të bëjë hapa pas, duke qëndruar në skuadrën që bëri histori. Por ky vendim i Messi-t ka bërë që Barcelona të nxjerrë në merkato 12 lojtarë. Sipas Mundo Deportivo-s, Luis Suarez është emri më i rëndësishëm i kësaj liste. Uruguajani dukej sikur do të transferohej te Juventus, por situata është komplikuar nga një ofertë e bërë nga Atletico Madrid në momentet e fundit.

Besohet se Suarez ka dëshirë të qëndrojë në Spanjë, ku edhe ndihet shumë mirë me familjen e tij. Gjithashtu, të përfshirë në listë janë Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Arturo Vidal dhe Rafinha. Edhe dy mbrojtësit e majtë, Junior Firpo dhe Juan Miranda, janë me valixhet në dorë, ashtu si Monchu, Moussa Wague dhe mesfushori veteran Sergio Busquets./Jo.Be.Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV