Zaev në Athinë: Miq të vjetër, miq të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Le të punojmë së bashku tani, të bëjmë biznes, të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë,” ishte motoja e Mitsotakisit në drekën e përbashkët me Zaevin

Nuk mund të quhet dashuri me shikim të parë, por marrëdhënia midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev po bëhet gjithnjë e më e mirë. Kështu që pritej që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të merrte rrugën për Athinë, menjëherë pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, së bashku me dy zëvendëskryeministrat e tij, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi dhe Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Zaev ishte ftuar në konferencën vjetore të revistes Economist të mbajtur në Gjirin e Lagonisit. Fatkeqësisht, ai nuk pati kohë të notonte në ujërat e bukura të Atikës, pasi programi i tij ishte shumë i ngjeshur. Në konferencë foli për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe vizionet e qeverisë së tij në rrugën e gjatë drejt BE-së. Dhe më pas u takua me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, me mikun e tij të ri Mitsotakis dhe me shokun e tij të vjetër, ish-Kryeministrin Alexis Tsipras.

Kohët ndryshojnë

Për delegacionin e Maqedonisë së Veriut, vizita në Athinë nuk ishte më delikate. Opinioni publik grek nuk është i interesuar për Maqedoninë e Veriut në këtë moment, nuk ka më klimë armiqësore “kundër Skopianëve” , dhe Marrëveshjen e Prespës e kanë pranuar tashmë edhe kundërshtarët më të ashpër të saj nga partia Demokracia e Re në pushtet. “Gjithçka që Mitsotakis ka bërë që kur u bë Kryeministër i Greqisë është pozitive për Maqedoninë e Veriut,” i tha Zaev, Euronews-it para takimit me Kryeministrin Grek. Dhe pak a shumë kjo është e vërtetë.

Athina përpiqet t’i harrojë fjalët e zjarrta të Mitsotakisit kundër Marreveshjes se Prespës në vitin 2018 dhe britmat për “tradhti” kundër Tsiprasit, i cili e realizoi marrëveshjen me Zaevin. Tani është koha për bashkëpunim dhe zbatimin e marrëveshjes historike dhe “thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, siç theksoi edhe Presidentja Greke në takimin e saj me Zaevin.

Lexo edhe :  Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Mbështetje e vendosur

Sakellaropoulou shprehu mbështetje të vendosur të Greqisë për kursin evropian të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Zaevi foli për “frytet e Marrëveshjes së Prespës” dhe për “hapësirën e madhe të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe partneres strategjike te saj, Greqisë”.

Në drekën e përbashkët të dy kryeministrave, menyja përmbante dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Le të punojmë së bashku tani, të bëjmë biznes, të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë,” ishte motoja e Mitsotakisit. Ata folën edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut pasi më në fund u realizua anëtarësimi i vendit në NATO.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Zaevi gjithashtu iu referua tensioneve në Mesdheun juglindor dhe bëri thirrje për dialog midis Athinës dhe Ankarasë. “Çështja është e rëndësishme për të gjithë rajonin, jo vetëm për Greqinë dhe Turqinë,” theksoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Për Zaevin e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet midis fqinjëve është përmes dialogut – dhe ai e di sa i vështirë është ai. Tani ai shpreson që këtë mund ta bëjnë edhe Athina dhe Ankaraja. Para se Zaevi të largohej nga Athina, ai pati edhe një takim me ish-homologun e tij nga Marrëveshjes së Prespës, Tsipras. E ky do të ishte takimi më i ngrohtë./DW

Të fundit

Eduard Zaloshnja: Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV