Dorëhiqet nëndrejtori i Policise së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është dorëhequr nga detyra detyra nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.

Sipas burimeve dorëheqja e Arsen Sinomatit ka ardhur për arsye personale.

Disa vite më parë ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në facebook një mesazh nga “Qytetari Dixhital” ku një qytetar e vinte në dijeni që Emiljano Shullazi kishte rrahur me shpulla Arsen Sinomatin.

“Zoti Berisha përshëndetje. Po ju shkruaj përsëri, persa i përket rastit Shullazi do doja ta vendosnit pak në vëmendje se ky gangster para disa muajsh tek lagjia e tij, te Parku Autobusëve rrahu me shpulla shefin e komisariatit, Arsen Sinomati sepse një patrrullë policie kishte berë një kontroll rutinë në lagjen e tij. Shullazi ka rrahur shumë e shumë efektivë dhe funksionarë policie”, shkruhet në mesazhin e qytetarit të publikuar nga ish-kryeministri Berisha./Jo.Be/Fjala.al

Statusi i Sali Berishës:

‘’Qytetaret dixhital denoncojne:

Rrahjen nga Shullazi te shefit te komisariatit te policise te zones se tij, Arsen Sinomati dhe oficereve e funksionareve te tjere te larte te policise! Krijimin, me mbrojtjen dhe miratimin e Saje qorrit, Edvin Shullazit dhe çunave te krimit ne Tirane, te “Shullazi City”, madje mund te thuhet edhe shtet brenda shtetit bandit te Edvin Shullazit.

Per me hollesisht mund te lexoni tekstin e plote te informacioneve te qytetareve dixhital! sb

“Zoti Berisha përshëndetje. Po ju shkruaj përsëri, persa i përket rastit Shullazi do doja ta vendosnit pak në vëmendje se ky gangster para disa muajsh tek lagjia e tij, te Parku Autobusëve rrahu me shpulla shefin e komisariatit, Arsen Sinomati sepse një patrrullë policie kishte berë një kontroll rutinë në lagjen e tij. Shullazi ka rrahur shumë e shumë efektivë dhe funksionarë policie”

“Mbrema Z.Berisha, dua te ndaj me ju tmerrin e paimagjinuar ankthin dhe friken e paimagjinuar qe banoret e lagjes tek ish-Parku Autobusëve, saktesisht tek Bar Kafe ”Beku”. Vendi qe çdo nate nga ora 5 e deri ne oren 8 zbarkon siç te ishte mafia me e forte e botes, ushtaret e Shullazit me super makina duke shoqeruar te fortin e tyre qe ja kishin venë edhe pseudonimin ”Gjenerali”. Une kam pare dhe degjuar me veshet e mi se si policia zbrapsej per te ushtruar detyren e saj ne lirimin e rrugeve qe bllokonin ushtaret 20- vjeçar te gjithe me arsenal armesh neper makina te gjeneralit Shullazi. Nen fjalin e tipit ‘ o shefi ti si duash bej por ne po ruajmë gjeneralin qe eshte brenda ne kafe’ policet qërroheshin nga syte kembet prej asaj zone. Nuk mund ta pershkruaj ate qe per rreth nje viti kam pare e degjuar aty ne ate lagje qe fatkeqësisht banoja. Ju persh.”

Lexo edhe :  Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

“Pershendetje z Sali Berisha. Duke pare qe vetem ju hapni gojen per padrejtesite qe bejne Rilindja ndaj popullit, po denoncoj nje tjeter fytyre te krimit ne tirane. Atehere dje isha tek motra ime qe jeton ne rrugicen mbrapa komisariatit nr 2. Dhe ç’te shoh, ne lagjen e Shullazit zoteria kriminel, sepse jane bere zoteri tashme, kontrollon lagjen me kamera te vendosura kudo, ne total 12 . Mos valle dhe Sajme Qorri ja ka sugjeruar per sigurine e vet. Diten e mire dhe shpresoj ta beni publike. Kamerat jane kudo te vendosura ne shtylla e cepa pallatesh.”

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV