Kallëzimi/ Gjetja e proklamatës së Pavarësisë, SPAK-u e dërgon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elvis Myrta

Prokuroria e Posaçme shqyrtoi kallëzimin e avokatit Kujtim Cakrani për gjetjen e proklamatës orgjinale të Pavarësisë dhe vendosi dërgimin e saj në Prokurorinë e Tiranës. Kallëzimi për gjetjen e dokumentit origjinal të shpalljes së Pavarësisë, u publikua ekskluzivisht në emisionin “Hard Talk nga Roland Qafoku”. I kontaktuar nga gazeta “Fjala”, kallëzuesi, avokat Kujtim Cakrani, u shpreh: “do ta apeloj vendimin”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kallëzimin e avokatit Kujtim Cakrani, për humbjen e dokumentit orgjinal të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të vitit 1912. SPAK-u vendosi të mos e regjistrojë procesin hetimor, duke shpallur moskompetencë, të cilën e argumentoi me faktin se vepra penale me të cilën është bërë kallëzimi, nuk është në kompetencën e institucionit më të ri të drejtësisë dhe, për këtë arsye, kallëzimi i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

“Për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, vepra penale për të cilën është bërë kallëzim dhe subjektet kundër të cilave është bërë kallëzimi, nuk përfshihen në parashikimet e nenit 75a, të Kodit të Porcedurës Penale, ku përcaktohet kompetenca e Prokurorisë së Posaçme”, tha zyrtarisht SPAK-u, për këtë kallëzim. Në lidhje me këtë çështje, i kontaktuar nga gazeta “Fjala”, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se vendimin për shpalljen e moskompetencës do ta ankimojë pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Vendimin e drejtuesit të Prokurorisë Posaçme z. Arben Kraja, për moskompetencë do ta ankimoj pranë GJKKO-së, sepse në bazë të nenit 75 Kodit Proc. Penale, kjo çështje është kompetencë e Prokurorisë Posaçme SPAK.” – tha Cakrani.

Më tej ai shtoi se GJKKO-së do t’i kërkojë të shfuqizojë vendimin e drejtuesit të SPAK-ut. “Brenda afateve ligjore, unë, kallëzuesi, Kujtim Cakrani, do të bëj ankim dhe do t’i kërkoj kësaj gjykate që ta shfuqizojë vendimin e drejtuesit të Prokurorisë Posaçme, ta detyrojë këtë institucion ta regjistrojë procedimin penal dhe nisjen sa më parë të hetimeve”, tha ai.

Gjithashtu, avokat Cakrani shtoi më tej për gazetën se vendimi për shpalljen e moskopetencës nuk ishte i drejtë, dhe se ai do ta vazhdojë rrugën për zbardhjen e kësaj çështjeje, me qëllim gjetjen e dokumentit. “Lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore për zhdukjen e deklaratës orgjinale të Pavarësisë Shqipërisë, sot u njoftova nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, z. Arben Kraja, se këtë çështje ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë Tiranës!

Nuk më duket një vendim i drejtë, pasi institucionet e kallëzuara apo personat përgjegjës, natyrisht që janë subjekt i SPAK-ut. Megjithatë, unë do të vazhdoj në rrugën time për zbardhjen e kësaj çështje me qëllimin e vetëm gjetjen e dokumentit themeltar të shtetit”, u shpreh avokati. Kallëzimi i veçantë, që mbërriti tri javë më parë në SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), ku u kërkua nisja e hetimeve për të gjetur dokumentin origjinal më të rëndësishëm të vendit, u bë publik ekskuzivisht në emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”.

Lexo edhe :  “Flamuri ynë, në 2030 krah atyre të BE”/ Rama: Një hap më shumë drejt Integrimit Europian

Dyzet delegatë nga i gjithë vendi dhe përfaqësues të të gjitha trevave nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Dokumenti historik dhe themeli i shtetit shqiptar sot nuk ekziston, por qarkullon vetëm një kopje e saj, edhe ajo një dhuratë e madhe e lënë nga patrioti Lef Nosi. Avokati Kujtim Cakrani, më 3 shtator dorëzoi në SPAK kallëzimin ku denonconte humbjen e dokumentit origjinal të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të vitit 1912.

Kallëzimi

Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar në SPAK një kallëzim ku denoncon humbjen e dokumentit origjinal të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të vitit 1912. Nisma e avokatit, ndikohet pa dyshim dhe nga fakti se paraardhësi i tij, Hajredin bej Cakrani, është një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Sipas avokatit, përgjegjëse për humbjen e këtij dokumenti janë institucionet shtetërore.

Në kallëzimin e dopozituar më 3 shtator, në institucionin e ri të drejtësisë, ai i kërkoi SPAK-ut të regjistrojë procedim penal dhe të nisë menjëherë hetimet për të gjetur dhe vënë në dispozicion të publikut Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Për zbardhjen e kësaj çështjeje, në kallëzimin e tij avokati u kërkoi organeve ligjzbatuese që të merren në pyetje drejtori dhe të gjithë ish-drejtorët e Arkivit të Shtetit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dhe të gjithë guvernatorët e tjerë që kanë qenë në drejtimin e bankës ndër vite, personat që kanë dijeni në Akademinë e Shkencave, si dhe të gjithë familjarët e kupolës drejtuese të shtetit komunist.

Sipas kallëzuesit, institucioni i akuzës e ka detyrim ligjor dhe moral gjetjen e Deklaratës së Pavarësisë. Në kallëzimin dhe materialin e depozituar tashmë në SPAK, avokat Cakrani thotë se gjatë kësaj periudhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka pasur interes të hetojë apo të denoncojë humbjen e njërit prej dokumenteve më të rëndësishme të vendit.

Dokumentin e Pavarësisë Cakrani e paralelizon me certifikatën e lindjes së një fëmije, e cila identifikon qenien e tij, pra edhe në këtë rast dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë, është vetë shteti. Tjetër fakt i shprehur në kallëzimin e avokatit është se, sipas tij, deri në vitin 1937 Deklarata e Pavarësisë ka qenë në Arkivin e Shtetit, pasi një nga firmëtarët, Lef Nosi, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë e shumëfishoi këtë dokument dhe ua dhuroi të gjithë firmëtarëve të tjerë që ishin ende gjallë.

Sipas tij, është e vërtetueshme që ky dokument deri në vitin 1944 u depozitua nga Lef Nosi në një kasë sigurie, në Bankën e Shqipërisë. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, dhe marrjen në kontroll të të gjitha institucioneve, Lef Nosi u tregoi pushtetarëve të rinj. Sipas tij, institucioni i akuzës e ka detyrim ligjor dhe moral gjetjen e Deklaratës së Pavarësisë. Në kallëzimin dhe materialin që avokat Cakrani depozitoi në SPAK, thotë se gjatë kësaj periudhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka pasur interes të hetojë apo të denoncojë humbjen e njërit prej dokumenteve më të rëndësishme të vendit./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV