Këshilli Politik/ Bylykbashi: Gati të vijmë sërish në mbledhje sot, nëse PS firmos për asistencën e OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas debateve për kërkesën e opozitës për ekspertizën e ODIHR mbi këshillin politik, përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri është larguar.

Së pari ishte opozita e bashkuar të cilët dolën nga mbledhja duke u shprehur se janë në pritje të përgjigjes së Gjiknurit lidhur me kërkesën e tyre për ODIHR.

Mbledhja vijon mes Hajdarit, Bylykbashit dhe Petrit Vasilit. Bylykbashi tha se Gjiknuri ka ende kohë të kthejë përgjigje për të kërkuar asistencë nga OSBE/ODIHR.

Nëse PS pranon, tha Bylykbashi opozita është e gatshme të mblidhet sërish sot, por që duhet firmosur nga palët një fletë ku kërkohet asistenca e ODIHR.

“Ne bëmë kërkesën zyrtare që përfaqësuesit e Partisë Socialistë të bien dakord për të dorëzuar kërkesë për të marrë asistencë nga OSBE/ODIHR në përputhshmëri me standardet për propozimet që bëjnë, ishim të gatshëm të vazhdonim mbledhjen për aq kohë sa PS të kërkonte, por e bojkotit.

Nëse reflekton mund të rikthemi po sot për të vijuar mbledhjen. Nëse po duhet nënshkruar një letër për asistencë të OSBE ODIHR, dhe nëse nuk pranon le ta sjellë më shkresë si refuzim zyrtar”, tha Bylykbashi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Pas nënshkrimit pak ditë më parë të një marrëveshje mes tre ministrive të linjës, duke filluar prej mëngjesit të...

Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit...

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi...

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Lajme të tjera

Web TV