Numri i ulët i turistëve çon në pikiatë në gusht konsumin e karburanteve, cigareve, birrës e kafesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e turistëve të huaj sidomos gjatë muajit gusht e ka çuar në pikiatë importet e mallrave të akcizës, të cilët e thelluan tendencën rënëse të nisur që në fund të tremujorit të parë për shkak të pandemisë.

Teksa ekonomia ka tentuar t’i kthehet normalitetit, sektori i turizmit dhe në përgjithësi konsumi këtë verë është goditur nga mungesa e vizitorëve të huaj në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave importi i karburanteve gjatë 8 mujorit shënoi rënie me -1,2%, por tkurrja ishte më e dukshme në muajin gusht kur importet ishin 8.7 për qind më të ulëta se në gushtin e vitit 2019. Burimet nga tregu e lidhin këtë rënie me një kërkesë më të ulët, si rrjedhoje e kufizimeve të udhëtimeve nga jashtë.

Për të njëjtat arsye shihet të këtë rënë edhe importi i cigareve, por ka qenë edhe më e fortë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë 8 mujorit importet e cigareve shënuan rënie me 14 për qind, por gjatë gushtit ritmet e rënies u thelluan më tej, me 26% më pak se gushtin e vitit 2019.

Ecuri të njëjtë shënuan edhe importet e kafesë, të cilat shënuan rënie vjetore me 5,7 për qind në 8 mujor, por në gusht tkurrja ishte me 28%.

Burimet nga tregu pohuan se, rënia e importeve të kafesë lidhet edhe me mbifurnizimet gjatë pandemisë.

Gjithashtu në muajin gusht u vu re një ulje e importeve të birrës me 8.7%, teksa rënia në tetë mujor ishte me 4.4%. Burimet nga tregu thanë se, konsumi i birrës u lidh direkt me rënien e konsumit për shkak të numrit më të ulët të vizitorëve në vend dhe mbylljen lokaleve të muzikës në orët e vona, ku zakonisht konsumohej birra, shkruan ‘monitor’.

Lexo edhe :  Kodi i Ri Penal: Deri në 16 vite heqje lirie për bashkëjetesë me të mitur

Rënia e importeve të mallrave të akcizës ka ndikuar negativisht të ardhurat në buxhetin e shtetit. Gjatë 8 mujorit doganat grumbulluan 11.1 për qind më pak se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, ndërsa në muajin gusht hendeku ishte 15 milionë euro më pak se në gushtin e vitit 2019, ose 12.3% rënie.

Gjatë periudhës janar-korrik numri i shtetasve të huaj, që kanë vizituar Shqipërinë, ka pësuar rënie me 64.7%./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV