VIDEO/ “Ai po më puthte dhe unë e shtyja larg”, ish-modelja akuzon Trump: Çfarë më ndodhi në shtator të ’97-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-modelja Amy Dorris pretendon se ajo ishte abuzuar seksualisht nga presidenti i SHBA Donald Trump në 1997.

Sipas “The Guardian”, incidenti i pretenduar ndodhi gjatë US Open 1997. Sipas Dorris, Trump e preku dhe e puthi pa dëshirën e saj. Ajo deklaroi se ndihej e trishtuar dhe disi e turpëruar për shkak të kësaj dhe mendonte se ishte abuzuar.

Incidenti dyshohet se ndodhi para një tualeti në shtëpizën VIP të Trump në New York City më 5 shtator 1997.

Dorris ishte 24 vjeç në atë kohë, dhe pretendon se Trump e mbajti atë fort në mënyrë që ajo të mos mund të shpëtonte.

“Ai po më puthte dhe unë po e shtyja larg. Ai po më mbante shtrënguar dhe më prekte…

Nuk mund të lirohesha. Mendoj se i lëndova gjuhën me dhëmbë ndërsa përpiqesha të lirohesha”, tha Dorris.

Amy Dorris thotë se ajo shkoi në banjën që ishte e  ndarë nga llozha për të rregulluar lentet e saj të kontaktit. Kur ajo doli jashtë, Trump e priste aty:

“Jo, të lutem ndalo”, kujton ti ketë thënë ajo Trumpit, 51 vjeç në atë kohë, por “ai nuk donte tia dinte”.

“Ai thjesht qëndronte mbi mua dhe unë e shtyva”, tha ajo.

“Unë isha e shtrënguar në krahët e tij dhe nuk mund të shpëtoja . Nuk e di si e quani kur i fusni gjuhën dikujt deri në fyt. Unë e  shtyja e kafshoja dhe mendoj se mund t’ia kem lënduar gjuhën”, shtoi ish-modelja duke kaluar edhe në detaje.

Pas sulmit të pretenduar, Amy Dorris, “e tronditur”, bashkohet me të dashurin e saj dhe të ftuarit e tjerë. “Unë thjesht u përpoqa të flisja normalisht me të gjithë dhe të kaloja mirë sepse, nuk e di pse, ndjeva presionin për t’u sjellë kështu”.

Në ditët që pasuan, ajo e takoi Donald Trump disa herë, në Trump Tower, përsëri në US Open, dhe më pas në një ceremoni në kujtim të Gianni Versace, i vrarë disa javë më parë. Ajo u takua me disa të famshëm, të ftuar gjithashtu nga miliarderi, përfshirë Lenny Kravitz, Puff Daddy dhe Leonardo DiCaprio. Nëse Trump nuk më ngacmoi përsëri ai vazhdonte të më flirtonte gjatë gjithë kohës.

Lexo edhe :  Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Pse e takuat përsëri pas kësaj ngjarjeje, është pyetur modelja nga “The Guardian”?

“Unë isha nga Florida dhe isha me Jason në atë kohë. Nuk kisha para dhe  as vend për të shkuar. Ne po shkonim nga një ngjarje në tjetrën”, përgjigjet ajo, duke shpjeguar se duhej kohë për të përpunuar atë që i kishte ndodhur.

Dorris aktualisht jeton në Florida, dhe pregjisgjozja  “The Guardian” shkruan se ajo siguroi prova të një takimi me Trump, përfshirë një biletë për në US Open dhe foto të përbashkëta me Trump, i cili ishte 51 vjeç në atë kohë dhe i martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

Dorris është 48 vjeç sot dhe është nënë e dy vajzave. Ajo po mendonte të fliste në vitin 2016 për një incident kur disa gra të tjera e bënë këtë duke akuzuar kandidatin republikan të atëhershëm për president.

Sidoqoftë, ajo ndryshoi mendim, duke menduar se do të dëmtonte familjen e saj.

Ndërkohë zgjedhjet amerikane po afrojnë dhe  Trump kandidon sërish dhesiç duket kjo është parë nga modelja si një periudhë tepër përshtatshme për këtë rrëfim i cili duket se vjen si një hakmarrje e mendur pezull që prej asaj kohe, nga ana e ish- modeles Amy Dorris./ The Guardian,  Ru. Do/ Fjala.al

Më poshtë videoja e plotë nga “The Guardian”:

Të fundit

Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton! Shkruar nga Pamfleti

Nga Spartak Ngjela Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë. Që të kuptosh të tashmen historike...

Banka që prisnim prej 10 vitesh

Nga Fatos Çoçoli Më 25 janar 2025 doli për diskutim publik projektligji i qeverisë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit(https://www. konsultimipublik. gov. al/Konsultime/Detaje/ 817). Fillimisht, kjo...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi se lojtari i tyre Jelkiç...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Lajme të tjera

Web TV