Ish- deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj, ka reaguar së fundmi lidhur me vizitën e kryeministrit në Gjermani, pasi nuk u takua me kancelaren Merkel dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Biberaj shprehet se ky refuzim i Ramës nga drejtuesit politikë gjermanë është ‘mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika ndërkombetare”.
Më tej ai shton se në sytë e ndërkombëtarëve, Edi Rama është aliazhi i një kryeministri që vjedh zgjedhjet me bandat për të mbajtur pushtetin.
Postimi i plotë
Refuzimi i Merkel për Edi Ramën fundi i palavdishëm i “mbështetjes ndërkombëtare” ndaj “liderit global”!
Meqenëse Edin nuk e takoi as kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së atëherë ai “takoi” në Berlin kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën:) tani është radha e jonë për ta flakur tej këtë karikaturë të shëmtuar politike!
Të dashur miq,
Refuzimi i kancelares Angela Merkel për të takuar Edi Ramën në Berlin, i shoqëruar kjo edhe me refuzimin e drejtuesve të Bundestagut Gjerman dhe i drejtuesve politike të maxhorancës CDU/CSU, ishte një përplasje dere në fytyrë për krye-mashtruesin e Shqipërisë, i cili u përpoq prej 7 vitesh që t’i hedhë hi syve ndërkombëtarëve duke i mashtruar për reformat në Shqipëri, ndërkohë që këtu bënte të kundërtën.
Mbyllja e derës nga gjermanët është në fakt mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika ndërkombëtare. Refuzimi gjerman e bën nul moralisht edhe mandatin e drejtuesit të radhës të OSBE-së, të cilin ndonëse e kishte dhuratë nga qeverisja e PD-së, me imazhin ndërkombëtar që ka krijuar Edi Rama, s’arriti ta përdorë në asnjë rast, pasi as Llukashenko nuk e pranoi si negociator për të zgjidhur krizën politike në Bjellorusi.
Edi Rama është sot në sytë e ndërkombëtareve aliazhi i një kryeministri që vjedh zgjedhjet me bandat për të mbajtur pushtetin dhe përdor pushtetin politik, administrativ, mediatik dhe mafioz për të vjedhur zgjedhjet, i një politikani që solli krimin në parlament, që shkriu Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë dhe gjykatat e tjera që të mos ketë kush t’a gjykojë, i një simboli të korrupsionit që e shndërroi vendin e vet në Kolumbinë dhe Meksikën e Europës, i një autokrati të pa aftë dhe profan që e keq përdori pandeminë për pushtetin dhe pasurimin e tij dhe të klikes së tij, i një politikani me mantalitet dhe psikologji tipike moniste/komuniste që zhvilloi votime vendore moniste në vitin 2019, i një megallomani që s’i mjaftoi shkatërrimi i Shqipërisë por u fut në pazare të ndyra anti-shqiptare në Ballkan me sllavët për të ndarë dhe copëtuar Kosovën. As nuk bëhet fjalë me që ne të marrim ftesën për hapjen e negociatave me këtë kryeministër karagjoz dhe të papërgjegjshëm, me këtë parlament ilegjitim te mbushur me karnavale, dhe me kete qeveri matrioshkash/kukullash ruse.
Tani qe nderkombetaret i kane hequr vizen “liderit global” na mbetet ne shqiptarëve që ta flakim tej këtë karikature të shemtuar politike qe e katandisi Shqiperine si mos me keq! Ora e se vertetes, ora e fitores po afron!/Bl.Ba/Fjala.al