Serbia kërcënon Bosnjen: Nëse njeh pavarësinë e Kosovës, do e shpërbëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbisë mesa duket nuk i del e keqja me shtetet që njohin pavarsinë e Kosovës.

Së fundmi, qeveria serbe ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes serbe publikoi një deklaratë nga Ministri Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi presidentët boshnjakë dhe kroatë të Bosnjes se ai do të mbështeste pavarësinë e Republikës Serbe nëse ata mbështesnin atë të Kosovës. Kërcënimi vjen në të njëjtën ditë pas një votimi të pasuksesshëm të presidencës trepalëshe të Bosnjes mbi njohjen e Kosovës.

Prej vitesh përfaqësuesit boshnjakë dhe kroatë të presidencës kanë lobuar pro pavarësisë së Kosovës, por gjithnjë janë bllokuar nga përfaqësuesit serbë në presidencë. Edhe kësaj radhe, Milorad Dodik, kreu i njësisë serbe në Bosnje, votoi kundër.

Vulin kritikoi udhëheqësit boshnjakë dhe kroatë të presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe Zhelko Komshiç, për votimin pro pavarësisë së Kosovës. Ai tha se vota e tyre tregon se ata nuk kujdesen për mendimin dhe ndjenjat e serbëve në Bosnje.

Ministri, në mënyrë ironike, i drejtoi një pyetje presidentit serb Vuçiç se për sa kohë ai planifikon të ruajë integritetin territorial të Bosnjes, ndërsa presidentët e saj nuk respektojnë Serbinë. Duke vazhduar më tej ‘kritikën’ e tij ndaj Vuçiçit, ministri ‘e paralajmëroi’ atë se nuk mund t’i falë boshnjakët dhe kroatët për “vrasjen e Serbisë”, ashtu si ai i fali ata kur ata u përpoqën ta ‘vrisnin’ atë në Srebrenicë.

Pretendimi i Vulin për një përpjekje për të vrarë Vuçiçin i referohet protestës në vitin 2015, kur presidenti i Serbisë vizitoi Srebrenicën në 20 vjetorin e gjenocidit. Brenda dhjetë ditësh duke filluar nga 11 korrik 1995, forcat serbe vranë 8,372 myslimanë boshnjakë në Masakrën e Srebrenicës.

Vuçiçi mirënjohës ndaj Putinit për ndihmën ushtarake

Lexo edhe :  Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Në vitin 1995, Vuçiç ishte deputet i Partisë Radikale Serbe nacionaliste ekstreme të djathtë, sekretari i saj i përgjithshëm dhe një nga vullnetarët që vizituan Sarajevën nën rrethim për të mbështetur trupat serbe. Në vitin 1998 ai u bë Ministri i Informacionit i Sllobodan Millosheviç dhe qëndroi në pozicionin e tij gjatë gjithë luftës së Kosovës dhe masakrave të shumta mbi civilët nga ushtria serbe.

Familjarët e 8,372 boshnjakëve të masakruar nga serbët në Srebrenicë nuk e mirëpritën vizitën e Vuçiçit në 2015 dhe protestuan duke hedhur gurë ndaj tij. Kjo është ‘përpjekja për vrasje’ kundër Vuçiç, për të cilën Vulin pretendon se ai ka falur boshnjakët.

“Nëse në Bosnje ata janë për një Kosovë të pavarur, unë jam për një Republikë të Pavarur Serbe,” tha në fund të kërcënimit Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Mbetet e paqartë nëse ky kërcënim përbën një shkelje të marrëveshjes së nënshkruar në prani të Presidentit Trump, përmes të cilit Serbia u zotua të ndalonte lobimin në vendet për të tërhequr njohjen e tyre të Kosovës.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të...

Në 5 muaj në Shqipëri hynë 3.4 milionë të huaj, rritje 3.9% në krahasim me 2024

Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në...

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku...

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se drejtuesit e mëparshëm të Partisë...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Lajme të tjera

Web TV