Detaje për incidentin në Shkodër/ Policia: Autori e përplasi me qëllim 55-vjeçaren, i theu këmbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm Shkodra është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku Hilë Simoni goditi dhe kaloi nën rrotat e makinës komshiun e tij, Katrina Hilën.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar policia, e cila ka njoftuar se 61-vjeçari Hilë Simoni, është arrestuar në tentativë për t’u larguar.

Ndërkohë Policia thekson se pikërisht Simoni ka goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët.
Ajo u dërguar në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, një...

Lajme të tjera

Web TV