Lotaria Amerikane/Ambasada jep udhëzimet, ja rregullat e reja që duhet të dini për të aplikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë qytetarë fillimi i tetorit është shumë i rëndësishëm pasi në këtë muaj nisin aplikimet për lotarinë amerikane.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të lotarisë amerikane aplikimi hapet në mesditën e 2 tetorit dhe 55 mijë persona do ketë mundësinë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qytetarët nga e gjithë bota kanë mundësi të aplokojnë deri më 5 nëntor. Në faqen zyrtare https://www.dvlottery.com/process/ është publikuar udhëzuesi nëprmjet të cilit të gjithë mund të orientohen lehtësisht që nga mënyra si mund të aplikojnë, çfarë dokumentash duhet të zotërojnë si dhe janë të përcaktuara qartë se çfarë nuk lejohet.

Një nga kërkesat kryesore të aplikimi është fotoja e qytetarit. Si në çdo vit duhet pasur parasysh që qytetarët në foto nuk duhet të mbajnë syze, aksesorë, dhe fotoja nuk duhet të jetë ajo e aplikimit paraardhës.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.

Gjtë regjistrimi qytetarët në formular duhet të japin numrin e kartës së identitetit dhe pasaportës.

Lexo edhe :  ‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Në fund të gjithë aplikuesit pajisen me një numër konfirmimi ku mund të kontrollojnë vitin tjetër më 5 maj nëse janë përzgjedhur apo jo.

Çdo person mund të marrë pjesë vetëm një herë në vit në Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë! Nëse paraqisni më shumë se një formë, automatikisht do të skualifikoheni!” theksohet në faqen zyrtare të lotarisë./Jo.Be/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo...

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i tregonte Shqipërisë se politika nuk...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

Lajme të tjera

Web TV