Ngjarjet kriminale të një jave/ 5 viktima dhe 4 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë viktima dhe katër të plagosur është bilanci i ngjarjeve kriminale që tronditën vendin këtë javë. Dy atentate mafioze, dy konflikte të çastit, dhe një krim në familje u shënuan përgjatë kësaj jave në vendin tonë. E marta e 15 shtatorit, mund të quhet si një ditë e “zezë”, pasi atë ditë, tre ngjarje të rënda tronditën mbarë opinionin publik. Ngjarja e parë u shënua në orët e para të mëngjesit, në qytezën e Rrogozhinës, ku 33-vjeçari Klevis Kapllani u ekzekutua me 14 plumba pranë banesës së tij.

Në mbrëmje dy ngjarje të njëpasnjëshme tronditën kryeqytetin. Agron Tanushi qëlloi disa herë kunatën e tij duke e lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë në familje ndodhi për shkak të një konflikti pronësie që ata kishin mes tyre. Disa minuta më pas, Prengë Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i ekzekutuar rreth një vit më parë në Rrëshen, do të binte pre e një atentati mafioz me bombë të telekomanduar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 tek ura e NSHARAK në një zonë mjaft të populluar. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur rëndë objektivi i këtij atentati dhe dy kalimtarë të rastit. Dy ditë më pas, një tjetër atentat do të trodiste Elbasanin.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, do ekzekutohej mëngjesin e së enjtes, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. 61-vjeçari ishte duke pirë kafe pranë kësaj zone, ku një makinë “Renault” me 3 persona të maskuar u afrua pranë lokalit. Autorët qëlluan rreth 20 herë drejt Bujar Çelës, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas krimit autorët dogjën makinën në fshatin Murras pranë Peqinit dhe kanë humbur gjurmët.
Hetuesit dyshojnë se Çela është ekzekutuar për shkak të vëllait të tij, pasi Talo Çela është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ngjarjet kriminale, gjatë kësaj jave i lanë rradhë njëra-tjetrës. Mbrëmjen e së premtes, pas një sherri për motive të dobëta në një lokal në Durrës, babë e birë janë qëlluar me armë zjarri, teksa tentuan të largoheshin pas përfshirjes në konflik me 5 persona.

Lexo edhe :  "Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!"

Nga të shtënat humbi jetën Armando Baboçi dhe mbeti i plagosur djali i tij, 19-vjeçari Erald Gjini. Baboçi është përfshirë në konflikt pikërisht për t’i ardhur në ndihmë të birit. Por qyteti bregdetar nuk gjeti qetësi as dje. Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar disa herë me thikë në afërsi të shinave të trenit pranë mbikalimit të Plepave. Viktima është identifikuar si Idajet Dulla, banor i Durrësit, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Arbër Koti. Konflikti mes të dyve nisi për shkak të bllokimit të rrugës, ku viktima ishte shofer furgoni, ndërsa autori i një autobusi që që transportonte punonjësit e një fasonerie./Jo.Be/Fjala.al/

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV