Rruga ime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Edison Ypi
Te Rruga ime fjala më e sikletshme është “puna”, zbavitja më e këndëshme është Fejsbuku, filmi më i bukur është telenovela, muzika më e pëlqyer është sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun, vera më dehëse është vjedhja, rakia më e mrekullueshme është hilja, pija freskuese më e mrekullueshme është vrasja. Te Rruga ime dy ndër tre banorë që presin të vriten sa më vonë prej dikujt, mezi presin të vrasin sa më parë një të tretë. Për 99 nga 100 banorë të Rrugës time Romani nuk ekziston, Novela ka ikur pa kthim, “Tregim” quhet çdo muhabet.
Te Rruga ime, ku kafenetë çahen nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se mallrave nëpër dyqane nuk u vënë çmime. Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet veprim heroik kundër qeverisë së keqe. Te Rruga ime gjallojnë mijëra nostalgjikë të dëshpëruar për jetën e sotme monotone të palezetshme, kur nuk bëhen atentate nëpër rrugica, nuk organizohen mbledhje të fshehta, nuk ka vrasje pas shpine, nuk ka arsye për të ngjitur trakte mbi mure. Populli i Rrugës time, kapitalizmin dhe pluralizmin nuk i lidh me Lirinë, begatinë, prosperitetin, por me papunësinë, emigracionin, mungesën e rendit, korrupsionin, hajdutllëkun, krimin, farmacinë, somniferët, pilulat, tabletat.
Banorët e Rrugës time nuk i hedhin asnjë qindarkë violinistit fukara që luan seriozisht Erik Satie mbi trotuar, por vetëm lypsarëve pisanjosë që s’dinë të bëjnë asgjë. Brenda dyqaneve te Rruga ime nuk ka blerësa, ka vetëm shitse kokulur mbi celular duke bërë selfie ose duke u ksehasur në Fejsbuk. Te Rruga ime ka gjithfar lloj femrash; Të kollajta, të vështira, qeflie, nazelie, interesaxhie, të squta, budallaqe, delirante, të nxehta, të ftohta, të vakta, por nuk ka asnjë femër “che non ti rompe i coglioni”. Te Rruga ime ka jo pak obezë, kardiopatë, endokrinopatë, edhe nën 30 vjeç. Qindra delirantë që bëjnë si të ditur dhe shkarrashkruesa grafomanë popullojnë Rrugën time.
Kafenetë te Rruga ime janë plot me ish-spiuna të qeshur që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve. Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj të lodhur që tymosin hashash. Rruga ime ka pa numërim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan ti mbytin kunatat në gëlqere, nuse që ëndërrojnë t’ua rrjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve. Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arësye sepse janë biondë.
Qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele. Pa numurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj. Te Rruga ime komunistat e kanë harruar luftën e klasave, merren me biznes. Qindra demokratë te Rruga ime, për ta shkatërruar Partinë Demokratike përdorin me sukses mënyrën staliniste të zbatimit të luftës së klasave mes vedi. Blerja e një gazete te Rruga ime është po aq e rrallë sa blerja më 36 gusht e një kostumi të shtrenjtë në një Butik. Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, votues, militantë politikë, evazorë fiskalë, budallenj, delirantë, me problematika sa për dhjetë milionë njerëz, ka vetëm tre mijë banorë, që presin të vdesin megjithse kurrë nuk kanë lindur./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët. Ai theksoi...

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi e caktuar qarkullimi është tipike...

Lajme të tjera

Web TV