Balla: Listat 100% të hapura, në zgjedhjet e 25 prillit do të votohen edhe kandidatët

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes, në një komunikim për mediat u shpreh se më 25 prill do të votohen edhe kandidatët.

“Qytetarët shqiptar duhet të kenë mundësinë të japin votën e tyre…PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga zoti Gjiknuri dhe kjo është diskutuar sot.

Inkurajojmë Këshillin Politik me qëllim që të gjejmë gjuhen ë përbashkët për ndryshimet e miratuar në Kushtetutë. Listat janë 100% të hapura sepse çdo kandidat do të marrë vlerësim me votë nga qytetarët”, u shpreh Balla.

Më tej ai thekson se PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri.

“Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve. Opozita parlamentare, një deputete ka dorëzuar propozimet dhe në Komisionin e Ligjeve të nisë.

Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët.

Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër.

Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Vende që japin mundësinë qytetarit të japë 2 vota.

Do vijojnë diskutimet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Le të vijojë diskutimi. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme. Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore.”- tha Balla./Bl.Ba/Fjala.al