Shqipëri -Kosovë, zhvillohet të premten në Shkodër mbledhja mes dy qeverive

Të premten më 25 shtator në qytetin e Shkodrës do të mbahet mbledhja mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila është dhe koordinatore për këtë takim. Balaj-Halimaj u shpreh që e shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha Balaj-Halimaj./Jo.Be/Fjala.al