Prej 4 shtatorit Kosova njihet edhe nga Izraeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, deklaroi se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë tashmë një gjë të tillë duke filluar prej  4 shtatorit.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara.

Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, ka thënë Vilan për televizionin N1 në Serbi.

Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë.

I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiq është i kënaqur”.

“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”,ka  thënë ambasadori.

Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar nëWashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se ky është një lajm i mirë”.

Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Lexo edhe :  Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë “i dobishëm” dhe se “këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të”.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Tri ditë pas marrëveshjes në Uashington, Brukseli ka paralajmëruar se “çdo hap diplomatik, që mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së për Jerusalemin, është shqetësues”.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete – nga Bashkimi Evropian asnjë – e kanë ndjekur një hap të tillë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi...

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi. Teksa ishte në skenë...

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon. I aktivizuar në startin e...

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV