Sot mbyllen aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Ja kushtet e ofruara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura mbyllet sot në mesnatë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka thekson se për çdo student që do të vijojë shkencat ushtarake në AFA, do të ketë një pagesë mujore.

Postimi i plotë:

“Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete.

Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara,

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi. ✅

Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni

shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara:

?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

?Tarifë studimi 0 lekë në vit

?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

#ZgjidhFAPërArsimiminTënd??”, shkruan Xhaçka.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV