Ambasadori britanik: Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori britanik, Duncan Norman u shpreh se Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira nëse ka vullnet politik.

Nga Shkodra, Norman tha se Britania ka qenë gjithmonë prezente në monitorimin e zgjedhjeve.

”Unë besoj se nëse do të ekzistonte vullneti politik, Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira. Qeveria britanike punon ngushtësisht për të luftuar krimin e organizuar dhe do të punojme akoma më fuqishëm në muajt në vijim duke patur parasysh zgjedhjet. Do të vijojme bashkëpunimet edhe me palet ndërkombetare që të kemi monitorime më të forta.

Në vitet e kaluara ka patur 3 forma monitorimi. Britania ka qene pjese e monitorimit. Në zgjedhjet e fundit lokale ka qene një britanik. Ka monitorim të brendshëm që është më i miri, si dhe monitorimi nga vetë ambasadat.

Presidenti ka një rol të rëndesishëm kushtetues. Ai vepron mbi atë që mendon se është më e drejta për kushtetutën. Nuk mendoj se do të ishte e duhura për mua të komentoj rolin e presidentit.

Është me rëndësi që Këshilli Politik të vijojë të operojë. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur,do te na duhej te gjenim forma të tjera të arbitrimit. Për momentin nuk e shohim si rrugëzgjidhje.”, u shpreh Norman.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Akuzat e Trump ndaj Soros, Berisha: Akt historik, hetoni në Shqipëri

Apeli i Donald Trump që autoritetet amerikane të ngrenë akuza për organizatë kriminale ndaj George Soros dhe të birit,...

Demokratët e Amerikës dhe të Shqipërisë në rënie dramatike…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur Trump fitoi mandatin e tij të parë presidencial, numri i votuesve të regjistruar si Republikanë është rritur me 10% (në...

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me finalen...

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë...

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku...

Lajme të tjera

Web TV